Policia e Kosovës ka raportuar për gjetjen një mjeti shpërthyes, mesditën e djeshme rreth orës 12:21, në rrugën “Martin Camaj” në Gjakovë.
Mjeti i dyshimtë është gjetur nga një qytetar i cili e ka njoftuar policinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Për tërheqjen e mjetit policia bën të ditur se kanë intervenuar KFOR dhe FSK.
“Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Sinjali/