Një person ka raportuar në polici se dje rreth orës 14:30, në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan e kanë larguar mjetin pa incident. /Gazeta Sinjali/