image Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Siguri

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

news image

Gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë është hasur një mjet i pashpërthyer, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili njoftoi që me rastin po merren njësitet përkatëse policore.

“Në orët e mbrëmjes është raportuar se në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, është hasë në një mjet të pashpërthyer, me rastin po merren njësitet përkatëse policore”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/