image Gjendet një mjet i pashpërthyer në Viti

Siguri

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Viti

news image

Gjatë ditës së djeshme është gjetur një mjet shpërthyes në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda prokurorisë kanë njoftuar se një person gjatë renovimit të kulmit të shtëpisë ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Pas njoftimit , njësiti policor e ka siguruar vendin e ngjarjes përderisa njësiti për deminim i KP-së, e ka larguar mjetin pa ndonjë incident.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës të së mërkurës rreth orës 12:30 në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë./GazetaSinjali/