image Gjendet një grua pa shenja jete në Dardani

Kosovë

Vdekje e dyshuar/ Gjendet një grua pa shenja jete në Dardani

news image

Një grua është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në lagjen Dardania në Prishtinë.

Policia raporton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe rasti po dyshohet si “Vdekje e dyshuar”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Raportohet se banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e ngjarjes”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.

Më tej bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/