Një mjet i dyshuar (granatë dore) është gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për gjetjen e një mjeti të dyshuar. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ana e njësisë përkatëse është bërë tërheqja e mjetit të dyshuar”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/