Gjatë ditës së djeshme është gjetur një trup i pajetë nga një person në fshatin Zupqe të komunës së Zubin Potokut, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor ku është bërë tërheqja e trupit të pajetë të viktimës mashkull.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti në polici është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”. /GazetaSinjali/