image Gjendet një burrë i vdekur në pyll, 1 km larg shtëpisë së tij në Drenas

Siguri

Gjendet një burrë i vdekur në pyll, 1 km larg shtëpisë së tij në Drenas

news image

Një burrë pa shenja jete është gjetur në pyll, rreth 1 km larg shtëpisë së tij, mëngjesin e djeshëm rreth orës 05:18, në fshatin Sankovc në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML (Instituti i Mjekësisë Ligjore) për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/