image Gjendet një burrë i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Istog - Sinjali

Gjendet një burrë i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Istog

news image

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Istog mbrëmë rreth orës 10:52, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka raportuar se një burrë në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin