Një shqiptar, 36 vjeçar, është gjetur i vdekur brenda qelisë së tij në burgun e Agjas në Greqi, mëngjesin e sotëm.
Autoritetet greke kanë nisur një hetim për të mësuar shkaqet e vdekjes së 36 vjeçarit.
Sipas mediave greke, në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihet emri i tij./Gazeta Sinjali/