image Gjendet i vdekur roja e një depoje në Mitrovicë

Siguri

Gjendet i vdekur roja e një depoje në Mitrovicë

news image

Një person i moshës 55 vjeçare është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Viktima punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar,  i cili  punonte  si roje nate në  një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/