Një person i moshës 55 vjeçare është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës dhe kanë thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar, i cili punonte si roje nate në një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në përgjigjen e Policisë.