image Gjendet i vdekur një person afër objektit të qeverisë

Siguri

Gjendet i vdekur një person afër objektit të qeverisë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në një lokal në rrugën” Fazli Grajçevci” afër objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se ai ka qenë duke qëndruar në një kafene aty afër, kur i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Në fotot e dërguara në redaksi të Sinjali shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat e kanë rrethuar vendin e ngjarjes me shirita rrethues.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast./Gazeta Sinjali/