image Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Siguri

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mark Isaku” në lagjen “Tophane”, sonte rreth orës 18:40, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është një 60-vjeçar.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipin e mjekëve emergjentë, me ç’rast është konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/