image Gjendet i vdekur një burrë në Drenas

Siguri

Gjendet i vdekur një burrë në Drenas

news image

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur dje në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se ka gjetur vëllain e tij të varur në pyll, rreth dy kilometra larg shtëpisë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 06:59  në Drenas dhe në Polici po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

/Gazeta Sinjali/