Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur dje në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se një person ka raportuar se ka gjetur vëllain e tij të varur në pyll, rreth dy kilometra larg shtëpisë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 06:59 në Drenas dhe në Polici po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.