Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shkollën e fshatit Budrigë e Ulët në Parteshë, mbrëmë rreth orës 19:00, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i tij është gjetur në tualetin e shkollës.
Këto burime bëjnë të ditur se ai ka qenë punonjës i një shkolle tjetër.
Pas konstatimit të vdekjes nga ekipi mjekësor, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/