Një person është gjetur sot pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, viktima është e moshës 38 vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit.
Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Në anën tjetër, burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është gjetur i varur në litar dhe deri tani nuk dihet motivi i kësaj ngjarje./GazetaSinjali/