image Gjendet i vdekur në mes të rrugës një person në Prishtinë

Siguri

Gjendet i vdekur në mes të rrugës një person në Prishtinë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete i shtrirë në mes të rrugës në Prishtinë të enjten rreth orës 04:00.

Rastin  e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipet mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupit i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/