Hetem Dedaj, 44 vjeçar, nga Burica e Podujevës, i zhdukur në maj të këtij viti është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për gjetjen trupit të tij e ka bërë të ditur vëllau i viktimës, Mehdiu.
Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’, transmeton Gazeta Sinjali, Mehdiu njofton se varrimi i Hetemit do të bëhet nesër në Buricë të Podujevës.
Para shtatë muajsh Hetemi ishte zhdukur në mënyrë të mistershme, Gazeta Sinjali mëson se për herë të fundi ai ishte parë parë duke hipur në stacionin e autobusëve në Podujevë për të ardhur në Prishtinë.
Familjarët kanë treguar se Hetemi ka pasur shëndet të mirë mendor dhe fizik dhe sipas tyre nuk ka qenë i futur në ndonjë telashe.
Për zbardhjen e këtij rasti policia kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.
“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, ishte thënë në apelin e policisë.
Ende nuk dihet se ku është gjetur Hetem Dedaj, ai ka lënë pas vetës gruan dhe dy fëmijë. /Gazeta Sinjali/