Trupi i pajetë i një burri nga Deçani është gjetur i vdekur në pyll, shkruan Gazeta Sinjali.
Burri ishte raportuar i zhdukur që nga viti 2017. Ndërsa, mbrëmë një burrë ka raportuar se në pyll kishte vërejtur disa rroba të njeriut, me ç ‘rast është bërë edhe ekzaminimi i trupit të pajetë.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/