Para dy vitesh Arben Asllani ishte zhdukur, ndërsa mbrëmë është gjetur i vdekur, transmeton Gazeta Sinjali.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ujërat e lumit Lepenc.
Siç raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, trupi i pajetë i të riut nga Shkupi deri në informatat e tanishme është gjetur nga një banor i zonës i cili e ka njoftuar edhe policinë.
Babai i të ndjerit Arben Asllani, Beqir Asllani nuk u ndal së kërkuari ndihmë nga institucionet për djalin e zhdukur por ato dështuan në kërkimin e tij duke mos ofruar asnjë informacion të vetëm.
Arben Asllani ishte zhdukur para banesës së tij më datë 23.01.2019. /Gazeta Sinjali.