Në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë dje rreth orës 16:40 një grua është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.