Një e mitur nga Fushë Kosova që ishte shpallur e zhdukur më 4 shkurt, është gjetur sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se e mitura ka deklaruar se ka qëndruar me një djalë të mitur.
I mituri është arrestuat dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 04-09.02.2022 – 19:10. Viktima femër kosovare e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur, është intervistuar dhe e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.