image Gjendet e djegur në pyll vetura që u vodh një muaj më parë në Suharekë

Siguri

Gjendet e djegur në pyll vetura që u vodh një muaj më parë në Suharekë

news image

Është gjendur vetura e cila ishte vjedhur më 4 korrik në fshatin Leshanë të komunës së Suharekës.

Vetura është gjendur ditën e djeshme në pyll, e djegur në tërësi, me përjashtim të pjesëve të metalta, shkruan Gazeta Sinjali.

Automjeti në fjalë është tërhequr për ekzaminime shtesë, ka njoftuar Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/