image Gjendet drogë në oborrin e burgut në Vushtrri

Siguri

Gjendet drogë në oborrin e burgut në Vushtrri

news image

Në oborrin e burgut në Smrekonicë të Vushtrrisë, policia njofton se është gjetur një sasi e vogël e substancave të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo substancë dyshohet se ishte hedhur aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut.

“Fsh. Smrekonicë, Vushtrri 10.10.2020 – 13:10.  Është raportuar se brenda oborrit të burgut është gjetur një sasi e vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë e  cila dyshohet se ishte hedhë aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/