image Gjendet 19-vjeçarja nga Obiliqi që ishte zhdukur që gjashtë ditë, Policia jep detaje
[wp-story id="814678"]

Siguri

Gjendet 19-vjeçarja nga Obiliqi që ishte zhdukur që gjashtë ditë, Policia jep detaje

news image

19-vjeçarja nga Obiliqi, Laureta Kuleta është gjetur pas gjashtë ditësh që ishte e zhdukur, raporton Gazeta  Sinjali.

Ajo po intervistohet në stacionin e policisë dhe për momentin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin për gjetjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se Kuleta është gjetur sot rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16: 00 është gjetur (gjendjen shëndetësore e ka të mirë)  vajza e zhdukur ditë më parë në Obiliq. E njëjta aktualisht ndodhet në stacion policor deri në kompletimin procedural të rastit”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/