image Gjenden të vdekur një burrë dhe një grua në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Gjenden të vdekur një burrë dhe një grua në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy persona të vdekur në dy raste të ndryshme në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Trupi i parë i pajetë u gjetë në orën 11:20 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Sipas policisë, viktima është gjetur e shtrirë në rrugë dhe pastaj është dërguar në Emergjencën e kryeqytetit, ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion.

Kurse, personi i dytë i vdekur u gjetë në orën 16:55 në Prishtinë. Policia bën të ditur se viktima është një grua, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të dyja rastet Policia e Kosovës i ka cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’. /Gazeta Sinjali/