Gjatë muajit maj në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës kanë lindur gjithsej 150 foshnje, prej të cilave 75 janë vajza dhe 75 të tjerë djem, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të këtij spitali. Në këtë njoftim bëhet e ditur se 46 nga këto lindje ishin me prerje cezariane.
“Gjatë këtij muaji kanë qenë 150 lindje, prej tyre 75 djem e 75 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 46”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjatë këtij muaji në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë janë hospitalizuar: 770 pacientë (67 në Kirurgji, 26 në Ortopedi, 29 në Urologji, 10 në ORL, 246 në Gjinekologji, 152 në Neonatologji, 29 në Pediatri, 67 në Interno, 7 në Infektiv, 30 në Neurologji, 7 në Psikiatri, 28 në Pulmologji, 1 në Dermë, 12 në Kujdes intenziv dhe 59 në Njësinë Koronare)./Gazeta Sinjali/