Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se gjatë kësaj jave është planifikuar vetëm një fluturim nga ky aeroport, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftim, fluturimi do të realizohet në ora 15:45, drejt Stutgardit të Gjermanisë.
Me këtë rast, Aeroporti i Prishtinës ka apeluar që për fluturime në kthim, qytetarët t’i adresojnë pyetjet e tyre në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ata ndodhen, ndërsa për bileta të kontaktojnë drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet.
“Ju njoftojmë se me datë 16 Maj 2020, është planifikuar fluturimi si vijon:
EW5713 Prishtinë – Stuttgart (ora 15:45)
EUROWINGS
Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/