image Gjatë fundit të vitit 2020 hotelet në Kosovë i vizituan 51,885 qytetarë

Sociale

Gjatë fundit të vitit 2020 hotelet në Kosovë i vizituan 51,885 qytetarë

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin  e katërt 2020.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Në TM4 2020 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 51,885, prej tyre 43.33% ishin vendorë dhe 56.67% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net qëndrimeve ishte 89,116, prej tyre 41.35% nga vendorët dhe 58.65% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 20,689 vizitorë dhe 38,438 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania./Gazeta Sinjali/