image Gjashtë të vdekur nga një sulm me bombë në Jemen

Botë

Gjashtë të vdekur nga një sulm me bombë në Jemen

news image

Gjashtë persona kanë vdekur si dhe shtatë të tjerë janë lënduar të dielën nga një sulm me bombë që ka ndodhur në qytetin jugor të Jemenit, Aden.

Reuters shkruan se bomba ishte e vendosur në makinën e guvernatorit.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka deklaruar se guvernatori Ahmed Lamlas dhe ministri i agrikulturës, Salem al-Suqatri, i mbijetuan një “sulmi terrorist”.

Nga sulmi të vdekur mbetën sekretari i shtypit të guvernatorit dhe fotografi i tij, kreu i detajeve të tij të sigurisë dhe një shoqërues i katërt, si dhe një kalimtar i rastit, tha një burim i qeverisë lokale.

Zjarrfikësit dhe policia u dërguan në atë zonë, deri tani akoma nuk dihet se kush e kishte shkaktuar sulmin. /Gazeta Sinjali/