image Gjashtë të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19

Shëndetësi

Gjashtë të vdekur brenda 24 orëve nga COVID-19

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirus për 24 orë në Kosovë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes. /Gazeta Sinjali/