image Gjashtë të shëruar në Malishevë dhe një rast i ri me COVID-19

Shëndetësi

Gjashtë të shëruar në Malishevë dhe një rast i ri me COVID-19

news image

Gjashtë persona nga komuna e Malishevës të cilët ishin të infektuar me koronavirus janë shëruar tërësisht dhe një tjetër është prekur nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas këtij njoftimi, aktualisht në këtë komunë janë 23 raste aktive.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë prekur 239 persona, prej tyre 194 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 23”, thuhet në këtë njoftim.

Me këtë rast, Shtabi Komunal i cili merret me menaxhimin e pandemisë së COVID-19 u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të vazhdojnë të zbatojnë masat për t’u mbrojtur nga virusi korona, pasi që vlerëson se kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/komuna.malisheve/photos/a.1087553907937794/3924045597621930/?type=3&theater