image Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Bërnicë

Kosovë

Komunikacion/ Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Bërnicë

news image

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Bërnicë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe të përfshira kanë qenë dy vetura.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 12:30 në fshatin Bërnicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Sinjali/