Sot janë paralajmëruar gjithsej 6 ngjarje që pritet të zhvillohen sot në Kosovë.
Më poshtë kalendari ditor:
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport takim me rektorët e Universiteteve Publike. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe për nder të dëshmorëve Arben e Luan Qerimaj në kompleksin memorial në Gllogjan. (Ora 11:00).
Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike formon Grupin e Punës për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE, për 2019. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 11:00, pa media)
Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID19. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00, pa media)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takim me sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 11:00)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan te vendi i quajtur Lejthia. (Ora 11:30). /Gazeta Sinjali/