image Gjashtë ngjarje dhe aktivitete do të zhvillohen sot në Kosovë

Kosovë

Gjashtë ngjarje dhe aktivitete do të zhvillohen sot në Kosovë

news image

Gjashtë ngjarje dhe aktivitete janë paralajmëruar se do të zhvillohen gjatë ditës në Kosovë.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në hapjen zyrtare të trajnimeve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe platformave të ngjashme për hulumtime. (Hotel ‘Sonoma’, Fushë Kosovë, ora 11:00).

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj merr pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të oksigjeno-koncentratorëve. (QKUK, ora 11:00).

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës mban konferencë për media lidhur me gjendjen në sektorin privat. (Zyrat e sindikatës, objekti ish-Gërmia, ora 11:00).

Disenjatorja e modës, Lia Stublla përmes fondacionit të saj “LS” dhuron çanta, mjete mësimore e maska për nxënësit me kushte të rënda në Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës, salla e Konferencave, 12:00).

Ministri i Drejtësisë (MD), Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, objekti i ish-Rilindjes, kati 9, salla 914, ora 13:00).

Mbahet tryeza e rrumbullakët “Ndikimi psikologjik dhe sfidat e shërbimeve të shëndetit mendor gjatë pandemisë COVID-19”, organizuar nga Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO). (Kolegji AAB, rruga ‘Elez Berisha’, nr.56, Zona Industriale, Fushë Kosovë, ora 16:00). /Gazeta Sinjali