image Gjashtë klube kosovare licencohen për garat e UEFA-së

Futboll

Gjashtë klube kosovare licencohen për garat e UEFA-së

news image

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e gjashtë klubeve të Superligës, njofton FFK përmes faqes saj zyrtare, përcjell Sinjali Sport.

Klubet që kanë siguruar licencimin për e UEFA-së janë:

FC Drita

FC Ballkani

FC Prishtina

SC Gjilani

KF Llapi

KF Trepça ‘89

Për gara evropiane është licencuar edhe KFF Mitrovica, në konkurrencën e femrave.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nuk janë licencuar KF Drenica, KF Feronikeli, KF Arbëria dhe KF Besa.

Ndërkohë, KF Dukagjini, që është finalist i Kupës së Kosovës, është ende në proces, ngase si klub i rangut të dytë të garave ka procedurë të veçantë. /Gazeta Sinjali Sporti/