image Gjakovë: Vajza e mitur denoncon në Polici ish të dashurin, thotë se po e ngacmon për t’u rikthyer bashkë

Siguri

Gjakovë: Vajza e mitur denoncon në Polici ish të dashurin, thotë se po e ngacmon për t’u rikthyer bashkë

news image

Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e ngacmimet ndaj tyre. Një rast i tillë ka ndodhur të premten, në Gjakovë, ku një vajzë e mitur ka denoncuar në Polici ish të dashurin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila ka raportuar se është në hall me ish të dashurin e saj që nga koha kur janë ndarë.

Vajza ka deklaruar në Polici se 22-vjeçari nuk po e lë rehat, duke i shkuar mbrapa me arsyetimin se dëshiron që të bisedojnë për t’u rikthyer bashkë.

Bazuar në deklaratën e viktimës, këto raste kanë qenë të shpeshta, deri kur vendosi ta njoftojë Policinë, pasi gjatë ditësh së djeshme u përballë sërish me të.

I dyshuari S.Gj., dyshohet se i ka dalë në rrugë viktimë dhe i ka kërkuar që të pajtohen dhe të vazhdojnë lidhjen e dashurisë, çka e shqetësoi vajzën dhe e denoncoi në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokiurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Ngacmim”.

/GazetaSinjali/