image Gjakovë: Shpërthimi i bombës nga FSK-ja shkakton zjarr

Siguri

Gjakovë: Shpërthimi i bombës nga FSK-ja shkakton zjarr

news image

Për shkak të luftës së fundit në Kosovë, në shumë vende ende hasen mjete të pashpërthyera, me të cilat merret Forca e Sigurisë së Kosovës. Një mjet i tillë u gjet edhe sot rreth orës 15:00, në fshatin Devë të Gjakovës, deminimi i të cilit nuk shkoi siç duhet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se si pasojë e deminimit të një kasetë bombe, në këtë fshat ka shpërthyer zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës, mirëpo për shkak të kushteve, nuk kanë arritur të afrohen te vendi ku është gjetur kjo kasetë bombë.

Përveç Policisë, Sinjali mëson se në vendngjarje ka qenë edhe një rreshter i FSK-së, i cili ka deklaruar se organizata që merret me deminimin e zonave të minuara e kanë eksploduar kasetë bombë, gjë që ka shkaktuar edhe zjarr.

Sipas të njëjtave burime, njësia e Zjarrfikësve kanë dalë në terren dhe janë duke u munduar ta fikin zjarrin.

/GazetaSinjali/