Një burrë në Gjakovë ka kërcënuar dje bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë rast të dhunës në familje, burri dyshohet se e kreu bashkë me shokun e tij.
Siç merr vesh Sinjali, derisa burri kanosi gruan, shoku i tij ushtroi dhunë ndaj fëmijës së tyre.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të mbrëmjes në rrugën “Ali Ibra”.