image Gjakovë/ Hajnat vjedhin kabllot e klimave në objektin e KEDS-it - Sinjali

Gjakovë/ Hajnat vjedhin kabllot e klimave në objektin e KEDS-it

news image

Një person është ankuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e KEDS-it dhe kanë dëmtuar 24 klima duke ia vjedhur kabllot, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, sipas tij personat e panjohur kanë vjedhur edhe kabllo të tjera me vlerë të madhe.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:30 në qytetin e Gjakovës, ku dhe njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, rasti në polici është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është ende duke u hetuar./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin