image Gjakovë: E vodhi laptopin për ta dhënë në këmbim të borxhit, rrahet nga babai

Siguri

Gjakovë: E vodhi laptopin për ta dhënë në këmbim të borxhit, rrahet nga babai

news image

Babë e bir kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës dje rreth orës 16:16 në në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, babai në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht me shkop druri të birin e tij, përdorues të substancave narkotike.

Policia njofton se ai ka dyshuar se i biri e ka vjedhur një laptop në shtëpi dhe ia ka thënë një personi, si kompensim për një borxh.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Tomë Gjoka”./Gazeta Sinjali/