image Gjakovë: Burri në gjendje të dehur dhunoi dhe e kërcënoi bashkëshorten, përfundon në Polici
[wp-story id="814678"]

Siguri

Gjakovë: Burri në gjendje të dehur dhunoi dhe e kërcënoi bashkëshorten, përfundon në Polici

news image

Konsumimi i tepërt i alkoolit është një ndër shkaktarët që shtyjnë burrat të bëjnë veprime të dhunshme, ku shpesh herë viktima janë partneret dhe familjarët e tyre. Si rrjedhojë, shumë nga ta përfundojnë prapa grilave për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë ku një burrë dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari nën ndikimin e alkoolit e ka keqtrajtuar psiqikisht dhe e ka kërcënuar gruan e tij me prejardhje nga Shqipëria. 

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim ku i është nënshtruar edhe testit për alkool e që ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën ‘Dhunë në familje’.

Viktima është kthyer te familja e saj në Shqipëri.

/GazetaSinjali/