image Gjakovarin e rrahin 4 persona në parkingun e një diskoteke

Dhunë/ Gjakovarin e rrahin 4 persona në parkingun e një diskoteke

news image

Një person është sulmuar nga 4 persona në parkingun e një diskoteke në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Nga sulmi, ai ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 01.03.2020 – 02:21. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, në parkingun e një diskoteke kanë sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Atyre u janë sekuestruar dy pistoleta me 12 copë fishekë. /Gazeta Sinjali/