Një person është dërguar me urgjencë në spital pasi u rrëzua nga lartësia në vendin e tij të punës.
Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, viktima i cili po punonte pa pajisje mbrojtëse është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar pronarin e firmës.
Gjithashtu në vendin e punës kanë dalur edhe inspektorët e punës për të kontrolluar gjendjen e punimeve.
Me vendim të prokurorit, pronarit të firmës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./ Gazeta Sinjali/