image Gjakovari i dehur pengoi policët dhe i ofendoi me fjalë të ndryshme, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Gjakovari i dehur pengoi policët dhe i ofendoi me fjalë të ndryshme, dërgohet në mbajtje për 48 orë

news image

Dje në rrugën ‘Tirana’ në Gjakovë një person ka penguar policët në detyrë zyrtare, përderisa këta të fundit ishin duke shqiptuar një gjobë trafiku.

I dyshuari që më vonë ka rezultuar se kishte qenë në ndikim të alkoolit ka ofenduar me fjalë të ndryshme zyrtarët policorë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Tirana” 25.12.2019-16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që derisa zyrtarët policorë kanë qenë duke ia shqiptuar gjobën një kundërvajtësi, një veturë ishte ndalur paralel me ta dhe i dyshuari i lartcekur kishte dalë nga vetura, kishte filluar t’i pengojë zyrtarët policorë për të shqiptuar gjobën kundërvajtësit. I dyshuari kishte ofenduar me fjalë të ndryshme zyrtarët policorë. Pasi i dyshuari është dërguar në stacion policor ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/