Dje në rrugën ‘Tirana’ në Gjakovë një person ka penguar policët në detyrë zyrtare, përderisa këta të fundit ishin duke shqiptuar një gjobë trafiku.
I dyshuari që më vonë ka rezultuar se kishte qenë në ndikim të alkoolit ka ofenduar me fjalë të ndryshme zyrtarët policorë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. “Tirana” 25.12.2019-16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që derisa zyrtarët policorë kanë qenë duke ia shqiptuar gjobën një kundërvajtësi, një veturë ishte ndalur paralel me ta dhe i dyshuari i lartcekur kishte dalë nga vetura, kishte filluar t’i pengojë zyrtarët policorë për të shqiptuar gjobën kundërvajtësit. I dyshuari kishte ofenduar me fjalë të ndryshme zyrtarët policorë. Pasi i dyshuari është dërguar në stacion policor ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/