image Gjakovarët më të interesuar për vaksinën kundër gripit sezonal sesa asaj kundër COVID-19

Shëndetësi

Gjakovarët më të interesuar për vaksinën kundër gripit sezonal sesa asaj kundër COVID-19

news image

Qytetarët në qytetin e Gjakovës janë duke shprehur interesim të ulët për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Këtë e bëri të ditur doktoresha Makrifet Berisha, e cila është shprehur se interesimi më i madh është për t’u imunizuar kundër gripit sezonal.

“Ka rënë numri i të interesuarve për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Më tepër qytetarët janë të interesuar që ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal. Jemi duke punuar me ekipe mobile nga ora 12:00 deri në 19:00”, është shprehur Berisha për KlanKosova.

“Është befasi për ne sepse kemi vaksinuar një mijë e 500 deri në një mijë e 700 persona dhe tash japim 700 doza në javë”./GazetaSinjali/