Partia opozitare PD dhe Lëvizja 5 Yjet në Itali kanë arritur marrëveshje.
Dy partitë kanë rënë dakord që kryeministri Giuseppe Conte të mbajë postin deri në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023.
PD ra dakord sot (28 gusht) për krijimin e një koalicion qeveritar me Lëvizjen 5 Yjet. Lajmi u bë i ditur nga kreu i PD, Nicola Zingaretti.
Zingaretti ka qenë në diskutime me 5 Yjet, rival i gjatë i PD, për të formuar një qeveri të fortë pas prishjes së aleancës mes kryeministrit Giuseppe Conte dhe Matteo Salvinit.
Kreu i PD tha se partia e tij mbështeti përpjekjen për të krijuar një shumicë të re, ndërsa theksoi nevojën për të krijuar një qeveri që do shkëputet nga e kaluara.
“Ne kemi nevojë për një qeveri që bind italianët se vështirësitë ekonomike mund të tejkalohen“, tha ai.
Ndërsa, propozimi i kryeministrit u bë nga Lëvizja 5 Yjet.